E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Zgjedhjet më 4 gusht, PS cakton Vangjel Tavo në garë për Himarën

Zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo zyrtarizohet si kandidat i

Vangjel Tavo

Vangjel Tavo është zgjedhur si kandidat për zgjedhjet në bashkinë e Himarës.

Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet në bashkinë e Himarës.

“Vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Shkojmë për të pasur një fushatë të qetë.“- u shpreh Blendi Klosi, kreu i grupit të PS-së.

4 gushti u caktua nga presidenti Begaj si datë për zgjedhjet e Himarës, pasi me praninë e Fredi Belerit në sallë, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi me 5 Korrik Fredi Belerit mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë.

I dënuar me 2 vite për korrupsion zgjedhor nga Apeli i GJKKO, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli pavlefshmërinë e mandatit.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat“, tha Celibashi, kreu i KQZ-së.

Beleri u lejua të merrte pjesë vetë në mbledhje, ndërsa u soll i lidhur me pranga me njërin prej oficerëve të policisë që e shoqëroi në KQZ.

Brenda 30 ditëve, Beleri ka kohë të ankimojë vendimin në KAS, ndërsa Vangjel Dule paralajmëroi se do të ndjekin çdo procedurë për ta vijuar më tej betejën ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.