E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në Itali nuk janë test për Bashkimin Europian…
Bota

Zgjedhjet në Itali nuk janë test për Bashkimin Europian…

Më shumë se 30 milionë italianë do të shkojnë në votime për të zgjedhur një parlament të ri dhe, në mënyrë indirekte, një qeveri të re. Kjo do të jetë zgjedhja e parë e madhe evropiane e vitit 2018, pas një modeli disi konfuz dhe të paqëndrueshëm të zgjedhjeve në vitin 2017.

Pothuajse asnjë media nuk mund t’i rezistojë referimit të “paqëndrueshmërisë politike” pothuajse të pandashme të Italisë, duke iu referuar shumë “krizave politike”, zgjedhjeve kombëtare dhe qeverive që vendi ka pasur në historinë e tij kohët e fundit – edhe pse Italia kishte një qeveri më stabël, mbajti më pak zgjedhje (gjoja stabile) se Holanda në shekullin e 21-të.

Si gjithmonë, Italia është “në prag” të kaosit politik ose më keq. Artikuj të ndryshëm raportojnë tema të tilla si mafia dhe imigracioni, rritja e fashizmit, rreziku i dhunës politike, apo kërcënimi i populizmit ndaj demokracisë italiane dhe Bashkimit Evropian.

Shumë tema janë faktikisht korrekte, edhe nëse shpesh e mbivlerësojnë rëndësinë e tyre.

Për shembull, grupi neo-fashist CasaPound është bërë me të vërtetë më i dukshëm, por vështirë se “e ka kthyer Musolinin në rrjedhën kryesore”. Para së gjithash, CasaPound është shumë i vogël për një efekt kaq të madh popullor.

Së dyti, dhe më e rëndësishmja, Mussolini nuk ka qenë kurrë larg nga rryma kryesore. Lëvizja Sociale Italiane neo-fashiste (MSI) u përfaqësua në parlamentin italian që nga viti 1948 e në vazhdim, ndërsa partia u shndërrua në Aleancë Kombëtare (AN) dhe, me ndihmën e Silvio Berlusconi, u bë një lojtar kyç politik në Italinë e hershme të shekullit të 21-të. Ndërsa AN përshkroi veten si “postfashist”, udhëheqësi i partisë Gianfranco Fini e përshkroi Musolinin si “burrështetasin më të madh në histori” në vitin 1994.

Në mënyrë të ngjashme, populizmi është një kërcënim për demokracinë italiane dhe për projektin evropian, por ka qenë për pothuajse 25 vjet. Silvio Berlusconi udhëhoqi Forza Italia (FI) në një qeveri me radikalët e së djathtës Lega Nord dhe “postfashiste”, për herë të parë në vitin 1994.

Ai shërbeu si kryeministër i tre qeverive të tjera, të gjitha me LN. Të gjitha këto qeveri kishin marrëdhënie kontradiktore me demokracinë liberale italiane, por kështu kishin edhe të tjerët. Mos harroni se Gulio Andreotti, Kristian Demokrat, kryeministri i dytë më i jetëgjatë politikisht i Italisë së pasluftës pas Berlusconit, u gjykua (megjithëse nuk u dënua) për lidhjet mafioze.

Problemi është se këto janë vetëm një pjesë e historisë. Zgjedhjet e vitit 2018 do të jenë një garë midis tre kampeve problematike – një krah i djathtë që përfshin edhe radikalët, një krah i majtë i përqendruar rreth një partie pa ide dhe një populist që përpiqet të kuptojë se çfarë dëshiron.

Dy të parët janë gjithnjë e më të zakonshëm në të gjithë Evropën, lindjen dhe perëndimin, ndërsa i treti, Lëvizja “5 yje” (M5S), është më konkretisht italiane, është më shumë një pasqyrim i dekadave të korrupsionit dhe paaftësisë politike në Itali, se sa përfaqësuesi i një fenomeni të ri pan-evropian. Ne kemi parë lëvizje të krahasueshme në disa vende të Ballkanit, si Lëvizja Kombëtare Simeon II në Bullgari, e cila përballet me kushte të ngjashme politike.

Fakti se zgjedhjet ndoshta do të çojnë në krijimin e koalicionive të vështira dhe të zgjatura, vështirë se janë unike për Italinë, pasi Belgjika dhe Hollanda i kanë përjetuar këto për dekada, dhe madje Gjermania po kalon ato tani.

Zgjedhjet padyshim do t’i hapin rrugën një qeverie të re politike, e cila nuk do të jetë në gjendje të përmirësojë ndjeshëm situatën ekonomike të vendit.

Flirtimi me euroskepticizmin dhe populizmin i qeverive italiane I kanë shkaktuar BE më pak probleme sesa Franca apo Holanda, e lëre më nga Mbretëria e Bashkuar. Dhe sot të gjitha partitë kryesore populiste kanë zbutur ndjeshëm euroskepticizmin e tyre, nga LN në M5S.

BE ka kohë që ka trajtuar Italinë më shumë si një mit sesa një realitet.

Gjatë dekadave të para të integrimit evropian, korrupsioni dhe krimi i organizuar ishin probleme të mëdha për politikën italiane, duke çuar në kolaps sistemin politik në fund të shekullit të 20-të, por partnerët evropianë vendosën ta injoronin atë.

Kur traktati i Mastrihtit krijoi monedhën e përbashkët, Italia u pranua në eurozonë në bazë të statistikave zyrtare që të gjithë e dinin se ishin të falsifikuara.

Për të mbrojtur projektin evropian, BE sheh atë çfarë dëshiron të shohë dhe injoron atë që nuk dëshiron të shohë në Itali. Kjo shpjegon pse aktualisht po përqafon, njeriun që solli populizmin në rrjedhën politike të Evropës, si i vetmi njeri që mund ta shpëtojë Italinë nga populizmi – pavarësisht se koalicioni i tij i djathtë përfshin dy parti populiste radikale të djathta, LN dhe Vëllezërit e Italisë ( FdI).

Në këtë kuptim, zgjedhjet janë më shumë në lidhje me mosfunksionimin e BE-së, sesa ato kanë të bëjnë me mosfunksionimin e Italisë.

https://www.theguardian.com/commentisfree/2018/mar/03/italian-elections-european-union-populism

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.