Zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut me shumicë të thjeshtë votash
Në seancën konstituive të Parlamentit, Xhaferi u votua nga 62 deputetë nga 120 deputetë që ka gjithsej Parlamenti, megjithëse në sallë ishin të pranishëm vetëm 105 prej tyre.
Xhaferi vjen nga radhët e partisë shqiptare të BDI-së dhe ka drejtuar Parlamentin maqedonas edhe mandatin e shkuar të Parlamenti, i cili u ndërpre për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.
Zoran Zaev dha dorëheqjen si kryeministër pasi vendi dështoi hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë për shkak të vetos të Presidentit të Francës, Manuel Macron vjeshtën e shkuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



