E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zguri-partive: Zbardhi financimet  po vijnë zgjedhjet lokale
Lajme

Zguri-partive: Zbardhi financimet po vijnë zgjedhjet lokale

Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, e pikërisht për këtë arsye kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor.

Ai gjithashtu bëri thirrje të bëhet transparencë për financimin e partive.

‘Sfida përballohet me sukses kur zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e institucioneve. Sfida do përballohet me sukses, kur partitë politike, sidomos ato administrative, do të pranojë që raportet ligjore nuk formojnë privilegj apo avantazh.

Për këtë arsye kërkoj vëmendjen e partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

KQZ ka hartuar module, të aksesueshme në faqen e internetit. Këto module trajnimi vlejnë jo vetëm për komisionarët dhe numëruesit, por dhe stafeve të partive, grupeve vulnerabël etj.

Kjo është rruga më e mirë që çështjet të shihen si themelore për qytetarët aktivë. Me këtë rast i bëj thirrje shtresave aktive, të ndjekin kurset e trajnimit për administratorë zgjedhorë’, deklaroi Klement Zguri gjatë një konference nga selia e KQZ.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.