Me këtë monopol, pacientët që kanë mundësi financiare, do detyrohen të shkojnë te spitali amerikan me pagesë 20 mijë Euro, por thuhet se nga 1 janari 2024 tarifa do bëhet 25 mijë Euro; ndërsa ata që nuk kanë mundësi do të vdesin, sepse qeveria nuk ua ofron qëllimisht shërbimin e trombozës në QSUT, për të mbushur thasët e privatit…
Mos veprimi i SPAK ndaj drejtuesve hajdutë të shëndetësisë, është shoqëruar me tjetër krim ekonomik në QSUT: një javë para largimit nga detyra të ministres Ogerta Manastirliu, u zhdukën pajisjet e shërbimit të Trombozës me vlerë 3.2 milionë Euro, të cilat mbaheshin në magazinë.
Se cilët i kanë vjedhur, këtë ka detyrim të hetojë e zbulojë SPAK, mbasi administrimi i atyre pajisjeve, ka persona përgjegjës e persona urdhërues, për t’i nxjerrë nga magazinat e QSUT, por as nuk mund vidheshin pa rënë në sy, mbasi nuk ishin aparate celularë apo shiringa, por impiant.
Nuk është rastësi, që u zhdukën pas plasjes së skandalit me rastin e Tromobozës që pësoi aktori Genci Fuga, i cili u çua për trajtim mjekësor te Spitali Amerikan kundrejt pagesës 20 mijë Euro donacione nga qytetarët, ngaqë në QSUT nuk ishin instaluar pajisjet.
Pas këtij rasti, Këshilli i Mjekëve i kërkoi ministres Manastirliu, që të urdhëronte financimin dhe instalimin e pajisjeve në pavionin e neurologji-kardiologjisë, por Ogerta firmosi fshehurazi, lejen që trajtimi i Trombozës të vazhdojë vetëm në Spitalin Amerikan.
Sipas pazarit Manastirliu- Allajbeu të firmosur më 14 gusht 2023, të drejtën e monopolit për ndërhyrjet e Trombozës në Shqipëri, i ka vetëm Spitalit Amerikan deri më 31 dhjetor 2029.
Në fakt, këtë monopol me pak shpenzime e me fitime shumë të mëdha Spitalit Amerikan ia dha ish-ministri Ilir Beqja në muajin janar 2014, i cili në atë kohë vodhi me letra false fondin 7 milionë Euro të akorduara për ngritjen e klinikës kirurgjikale të trombozës në QSUT.
Ndërsa Ogerta Manastirliu, në vitin 2020 bleu pajisjet 3.2 milionë Euro nga buxheti i shtetit, të cilat, në vend t’i instalonte e të fillonte shërbimin e trajtimit të Trombozës; një javë para largimit nga detyra e ministres, zhduku pajisjet.
Por para zhdukjes së tyre, ajo i la monopolin e këtij shërbimi Spitalit Amerikan, që do të thotë, se edhe 6 vite të tjerë, pacientët që kanë mundësi financiare, do detyrohen të shkojnë te ky spital kundrejt pagesës 20 mijë Euro, por thuhet se më 1 janar 2024, tarifa do bëhet 25 mijë Euro.
Ndërsa ata që nuk e kanë këtë mundësi financiare, do të vdesin, sepse qeveria shqiptare nuk ua ofron qëllimisht shërbimin e Trombozës, mbasi ia ka lënë si koncesion klientelist spitalit privat që të fitojë 7-10 milionë Euro në vit.
Ky monopol mjekësor, është dhënë me bekimin e Bablokut; i cili, me Klodian Allajbeun, ka lidhje pazaresh të pista te koncesioni i Hemodializës, të tenderët e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore 10 milionë Euro çdo vit, dhe te tolerimi në bilancet tatimore të Spitalit Amerikan, të cilët prej 7 vitesh i nxjerrë fiktivisht me humbje./Pamfleti