E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhdukja e verërave të Ergys Agasit, Artan Hoxha zbardh ‘kulisat’
Lajme

Zhdukja e verërave të Ergys Agasit, Artan Hoxha zbardh ‘kulisat’

Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike disa pretendime lidhur me fatin e koleksionit të verërave të Ergys Agasit, duke ngritur dyshime se zhdukja e tij mund të lidhet me deklaratat e mëparshme të Arben Ahmetaj.

Sipas Hoxhës, koleksioni i verërave është zhdukur, pasi përmes tij mund të provohej vërtetësia e pretendimeve të Ahmetajt për ekzistencën e verërave me vlerë deri në 33 mijë euro, të lidhura me kryeministrin Edi Rama.

Gazetari nuk i kurseu as komentet ironike ndaj agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke sugjeruar se mungesa e eksperiencës mund të ketë ndikuar në mosidentifikimin e vlerës reale të koleksionit.

Në deklaratën e tij për “News 24”, Hoxha u shpreh:

“Agasi ka patur një ferman me vetëm, që ia kishte dhënë kryeministri. Ai nuk ka ngrënë kumbulla e dardha vetëm. Vetëm fakti që iu zhdukën verërat, pse u zhdukën? Si është e mundur që shkojë këta të BKH dhe koleksioni mund të kalonte 2-3 mln euro. Mbase këta të SPAK njohin më mirë rakinë nuk kanë arritur t’i njohin mirë verërat e shtrenjta. Të ishte raki e kishin thyer në mes ata. Nëse gjendej etiketa 33 mijë euro që thoshte Ahmetaj nuk ka gënjyer. E besoj atë që ka thënë Ahmetaj sepse ai i njeh mirë verërat e shtrenjat dhe i ka shijuar si krahu i djathtë i Ramës. Këta e duan Arben Ahmetaj të varur, jo pentiton e drejtësisë, si lëkurat që i bëjnë shilte e duan”.

Deklaratat e gazetarit hedhin dyshime mbi mënyrën se si janë trajtuar provat e mundshme dhe rrisin debatet mbi çështjet që lidhen me hetimet dhe figurat e përfshira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.