E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhvendoset te Kryeministria protesta e qytetarëve, ndizen qirinj në kujtim të Jonadës së vrarë
Bota

Zhvendoset te Kryeministria protesta e qytetarëve, ndizen qirinj në kujtim të Jonadës së vrarë

ioProtesta e qytetarëve për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdiu nga polici Arjan Tase është zhvendosur te Kryeministria para pak çastesh. Qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë dhe po ndezin qirinj në shenjë homazhi për vrasjen e 7-vjeçares.

Qytetarët kërkojnë drejtësi për Jonadën dhe vrasjen tragjike të saj pasi frika ka kapluar jo vetëm prindërit por edhe fëmijët e tyre të cilët nuk ndihen të sigurtë as në pushime.

Kujtojmë se qytetarët kërkojnë gjithashtu edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, drejtorit të policisë Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.