E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjësit nuk largohen nga godina
Lajme

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjësit nuk largohen nga godina

Punonjësit e Kadastrës së Vlorës vijojnë të qëndrojnë në ambientet e institucionit, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për largimin e tyre. Sipas urdhrit në fuqi, deri më 31 janar pritet të zhvendoset e gjithë baza materiale, ndërsa 55 punonjës janë parashikuar të transferohen drejt Tiranës.

Momente të forta emocionale janë regjistruar gjatë rikthimit në godinë të nën­drejtorit Sokol Shehaj, i cili shkoi për të takuar ish-kolegët e tij. Punonjësit e pritën me duartrokitje dhe lot, duke e konsideruar atë si zërin e tyre mbështetës brenda institucionit.

Shehaj është shkarkuar nga detyra pasi doli hapur në mbështetje të punonjësve të Hipotekës dhe firmosi peticionin kundër transferimit, një veprim që, sipas stafit, i kushtoi vendin e punës.

Ndërkohë, punonjësit apelojnë për ndërhyrje dhe mbështetje ligjore, si nga deputetët e zonës ashtu edhe nga drejtuesit politikë, duke kërkuar rishikimin e vendimit.

Vendimi për transferimin është miratuar më 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ndërsa i gjithë procesi pritet të përmbyllet brenda fundit të këtij muaji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.