E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr i fuqishëm në Fier, 30 zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët
Lajme

Zjarr i fuqishëm në Fier, 30 zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët

Kodrat me ullishta të Vajkanit në Fier janë përfshirë nga flakët e një zjarri të fuqishëm këtë të shtunë. Flakët e zjarrit janë vërejtur banorët që kanë lajmëruar zjarrfikëset. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe mbi 30 forca.  Sipas informacioneve nga Shtabi i Emergjencës, është shuar një vatër që rrezikonte një lokal që ndodhej në kodër, por më pas, flakët kanë shkuar në drejtim të perëndimit. Ende nuk janë shuar flakët, ndërsa deri tani llogariten se janë djegur mbi 100 ullinj. Rreth dy javë më parë, zjarri ka rënë në të njëjtin vend. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.