Zjarr në një KZAZ në Bushat, dyshohet për tre policë të lënduar
Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Protestuesit e opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” atje.
Paraprakisht flitet edhe për tre policë të lënduar nga molotovi, të cilët kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.
Në disa KZAZ të vendit po zhvillohen protesta.
Në Berat, protestuesit me thirrjet “Rama ik” janë mbledhur përpara KZAZ 64 në Berat.
Forca të shumta policie janë dislokuar atje për të mbajtur nën kontroll situatën.
Protestë po zhvillohet edhe në KZAZ-në numër 2 në Shkodër.
Bushat, polic i lënduar on Vidnews.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



