E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZJARRI NË PYLLIN E ZMINECIT, VIJON DHE SOT
Uncategorized

ZJARRI NË PYLLIN E ZMINECIT, VIJON DHE SOT

VIDEO

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e djeshme një zonë pyjore me pisha ndërmjet fshatrave Malçan – Grazhdan, në territorin e Zminecit, bashkia Finiq.

Sipas informacioneve nga terreni, flakët kanë vijuar edhe gjatë natës dhe nuk janë vënë ende nën kontroll deri në orët e paradites së sotme. Vatra mbetet aktive dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë malor.

Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri, por deri më tani nuk është ndërmarrë një operacion ajror efektiv, ndërkohë që forcat e zjarrfikëses në terren po hasin vështirësi të mëdha në izolimin e flakëve.

Banorët e zonës raportojnë tym të dendur dhe rrezik për përhapje drejt sipërfaqeve të banuara, ndërsa apelojnë për ndërhyrje urgjente nga autoritetet qendrore dhe forcat e ushtrisë, në mënyrë që të shmanget një katastrofë mjedisore.

Publik.al do të ndjekë zhvillimet në kohë reale dhe do t’i sjellë lexuesit informacion të përditësuar mbi situatën./ A.Cena

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.