E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del VIDEO, ja si nisi zjarri në 5 Maj që ‘gllabëroi’ 50 dyqane
Lajme

Del VIDEO, ja si nisi zjarri në 5 Maj që ‘gllabëroi’ 50 dyqane

Pamjet që po shihni tregojnë momentin e parë të shpërthimit të zjarrit në magazinat e tregut 5 Maj në zonën e Medresesë. Nga ajo që shihet, flakët kanë nisur fillimisht në një prej dyqaneve, ku fillimisht ka dalë tym i dendur, përpara se zjarri të marrë përmasa të mëdha.

Brenda pak minutash, flakët janë përhapur me shpejtësi në magazinat ngjitur, të favorizuara edhe nga materialet e ndezshme që ndodheshin brenda tyre. Si pasojë, dhjetëra magazina janë përfshirë nga zjarri, duke u shkrumbuar plotësisht dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pamjet tregojnë intensitetin e flakëve dhe momentin kur situata del jashtë kontrollit, ndërsa zjarri përhapet në gjithë zonën e tregut, duke krijuar panik dhe vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.