E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e kompleksit ‘Aura’ në Laprakë shuajnë vetë flakët
Denoncime

Banorët e kompleksit ‘Aura’ në Laprakë shuajnë vetë flakët

Zjarrfikësja erdhi 1 orë me vonesë

TIRANË – Një situatë e rëndë dhe e rrezikshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një zjarr ka rrezikuar jetën e dhjetëra banorëve në kompleksin e banimit “Aura” në zonën e Laprakës, i ndërtuar nga kompania “Lim-Em”.

Sipas denoncimeve të vetë banorëve, flakët kanë kërcënuar seriozisht pallatin, ndërsa ata janë detyruar të ndërhyjnë vetë me mjete rrethanore për të menaxhuar situatën dhe për të fikur zjarrin përpara se ai të përhapej nëpër banesa.

Banorët shprehin indinjatë të thellë ndaj vonesës së forcave zjarrfikëse, duke akuzuar se këto të fundit kanë mbërritur në vendngjarje me rreth një orë vonesë.

Ka qenë duke na u djegur pallati sonte. Zoti na ka shpëtuar! E fikëm ne banorët vetë. Zjarrfikësja erdhi 1 orë me vonesë. Për ata, ishte djegur pallati dhe ne do të kishim përfunduar të gjallë brenda,” shprehet njëri prej banorëve të përfshirë në ngjarje.

Përveç dëshmive, qytetarët kanë siguruar edhe pamje me video dhe foto nga momentet e panikut dhe të ndërhyrjes së tyre për shuarjen e flakëve. Ata bëjnë thirrje që institucionet përgjegjëse të mbajnë përgjegjësi për vonesën që mund të kishte shkaktuar një tragjedi të përmasave të mëdha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.