Zjarr në Rrëshen, evakuohen katër familje
Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe bimësia e dendur, ndërsa zjarri po afrohet drejt zonave të banuara.
Për shkak të rrezikut, deri tani janë evakuuar katër familje nga zona e prekur. Situata vijon të mbetet problematike dhe, nëse zjarri përparon më tej, nuk përjashtohet mundësia e evakuimit të familjeve të tjera.
Në terren ndodhen strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa vijon monitorimi i situatës për të garantuar sigurinë e banorëve.
Përhapja e shpejtë e zjarrit dhe afrimi i flakëve pranë banesave e bëjnë situatën veçanërisht shqetësuese, ndërsa ndërhyrja në terren vijon për të parandaluar përshkallëzimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



