E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë
Lajme

Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë

Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit ka përfshirë një pjesë të tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik tek tregtarët e zonës. Bëhet e ditur se hapësira e prekur ishte rikonstruktuar rreth tre vite më parë, çka e bën incidentin edhe më shqetësues për autoritetet vendore.

Flakët kanë djegur kryesisht mbulesat plastike dhe disa prej tezgave të tregtarëve ambulantë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin e zjarrit, duke shmangur përhapjen në pjesën tjetër të tregut.

Ndërkohë, një grup pune nga emergjencat civile pranë bashkisë ka nisur verifikimin në terren për të evidentuar dhe dokumentuar dëmet e shkaktuara. Deri në këto momente, nuk ka ende një konkluzion për shkakun e zjarrit, nëse bëhet fjalë për një incident aksidental apo për një akt të qëllimshëm.

Zona e tregut është e pajisur me roje sigurie dhe monitorohet nga kamera, të cilat pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet dhe po shqyrton pamjet filmike për të zbardhur plotësisht dinamikën e zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.