Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, banesa përfshihet nga flakët
Një banesë private është përfshirë nga flakët në rrugën “Njazi Meta”, në afërsi të QSUT-së në Tiranë.
Pas njoftimit për incidentin, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Pas ndërhyrjes së tyre, flakët janë vënë nën kontroll.
Për shkak të zjarrit, zona është mbuluar nga një sasi e konsiderueshme tymi. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike, e cila mund të ketë shkaktuar rënien e zjarrit në banesë. Megjithatë, shkaku i saktë dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



