E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri alarmon Pukën, flakët përfshijnë kurorën e gjelbër
Lajme

Zjarri alarmon Pukën, flakët përfshijnë kurorën e gjelbër

Një vatër zjarri ka alarmuar mëngjesin e kësaj të marte qytetin e Pukës, pasi flakët kanë përfshirë një pjesë të zonës së pyllëzuar që rrethon qytetin, duke rrezikuar seriozisht të ashtuquajturën “kurora e gjelbër” e Pukës.

Dyshimet e para të autoriteteve janë për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme. Përballë situatës, shërbimet zjarrfikëse të Pukës kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin e vatrës, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe banorë të lagjes Laçaj.

Reagimi i shpejtë ka bërë të mundur frenimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe më të gjerë pyjore.

Zona e njohur si “Kurora e Pukës” përbëhet kryesisht nga drurë pishe dhe konsiderohet një prej pasurive natyrore më të rëndësishme të qytetit. Për vite me radhë, banorët e zonës kanë kontribuar në mbrojtjen e kësaj hapësire të gjelbër, veçanërisht gjatë periudhave me rrezik të lartë për zjarre.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një situatë të pazakontë, pasi prej shumë vitesh kjo hapësirë nuk ishte përballur me një zjarr që të kërcënonte në mënyrë serioze sipërfaqen e saj. Kurora e gjelbër shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Një grup hetimor është ngritur për të zbardhur shkakun e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar nëse pas flakëve qëndron një zjarrvënie e qëllimshme.

Hetimi pritet të përcaktojë nëse zjarri ka qenë aksidental apo është shkaktuar me dashje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.