E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri zbret në bregdet, digjen çadrat dhe rrezikohen bizneset; zjarrfikësit dhe banorët luftë me flakët
Lajme

Zjarri zbret në bregdet, digjen çadrat dhe rrezikohen bizneset; zjarrfikësit dhe banorët luftë me flakët

Përkeqësohet situata e zjarrit në zonë e Shëngjinit. Flakët e rëna te Rana e Hedhun kanë marrë përmasa të frikshme duke mbuluar të gjithë zonën. Por situata tani është bërë akoma dhe më kritike, pasi zjarri po përparon drejt bregdetit, duke rrezikuar bizneset. Në një resort aty pranë janë përpirë nga flakët çadrat e vedosura në buzë të detit.

Prej orës 07:00 të mëngjesit të 30 korrikut ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter, me shpresën për të neutralizuar flakët, por situata sa vjen dhe përkeqësohet.

Situatë alarmante në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet,

Gjatë gjithë natës është punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa u evakuuan banorë dhe turistë të shumtë që po pushonin këtë zonë në kulmin e sezonit turistik. Tymi ka mbuluar pjesën më të madhe të plazhit, ndërsa zjarri po përparon drejt zonës së mbrojtur të Ranës së Hedhun.

Po ashtu policia ka bllokuar rrugën që të çon drejt zonës turistike të Ranës së Hedhun për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.

Situatë alarmante në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet,

Një efektiv i zjarrfikëses është lënduar teksa po punonte në shuarjen e flakëve. Ai është rrezuar dhe ka thyer krahun. Është dërguar me urgjencë për ndihme mjekësore në spitalin e Lezhës.

Situatë alarmante në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet,

20 mjete zjarrfikëse punuan në terren gjatë natës nga disa qytete, Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra. Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gatishmërisë, Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore,  Lezhë, si dhe forca të shumta policore. Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë dalë dhe banorë të zonës të cilët po ndihmojnë në shuarjen e flakëve, teksa po përdorin dhe autobote uji private.

Situatë alarmante në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet,

Flakët që ranë në Malin e Shëngjinit prej pasdites së 28 korrikut u riaktivizuan pasditen e së hënës, e megjithëse u ndërhy nga ajri me helikopter izolimi i flakëve ishte i pamundur.  Zjarri ra fillimisht mbi qytetin e Shëngjinit, në fshatin Mal Shëngjin dhe si rezultat i ndërhyrjes u vu nën kontroll, nga ana veriperëndimore e qytetit. Por, shtimi i erës riaktivizoi zjarrin në pjesën jugore.

Situatë alarmante në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet,

Situatë alarmante në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.