E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Zotit i erdhi keq për ne’: Shi me rrebesh në ishullin Evia dhe grekët e presin me festë
Bota

‘Zotit i erdhi keq për ne’: Shi me rrebesh në ishullin Evia dhe grekët e presin me festë

Greqi – “Zotit i erdhi keq për ne!” Mmë në fund një shi i madh ra të mërkurën vonë në ishullin Evia, ku frontet e mbetura të zjarrit tashmë janë dobësuar.

Menjëherë pas orës 11 të mbrëmjes së së mërkurës, një shi i madh ra në pjesën më të madhe të Evisë. Në fakt, shiu ishte i rrëmbyeshëm, ndërsa siç raportuan përdoruesit në mediat sociale, banorët e fshatrave si Pefki e pritën me festime.

Shiu i rrëmbyeshëm u kombinua me rrufe, por edhe me gulshe të forta të erës.

Imazhet nga veriu i ishullit Evia janë zemërthyese, pasi zjarri katastrofik la hirin dhe llumin pas. Sidoqoftë, pas 9 ditësh banorët arritën të flenë të qetë, sepse nuk kishte fronte aktive të zjarrta.

Banorët filluan të ktheheshin ngadalë në fshatrat e tyre. “Kaluam një kohë shumë të vështirë, makth. Shtëpia u shpëtua vetë, ne nuk ishim këtu. U nisëm natën. Zjarri dogji disa shtëpi. 20 shtëpi janë djegur plotësisht. Ne u kthyem për të mbledhur copat që mbetën. Ende po përpiqemi të shërohemi, po nuk mendoj se do të shërohemi ndonjëherë,” tha një banor i Kokkinomilia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.