E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izraeli pretendon se rebelët Houthi kanë rrëmbyer anijen me 25 veta në Detin e Kuq, IDF: Incident shumë i rëndë me pasoja globale
Lajme

Izraeli pretendon se rebelët Houthi kanë rrëmbyer anijen me 25 veta në Detin e Kuq, IDF: Incident shumë i rëndë me pasoja globale

Izraeli ka deklaruar se një anije mallrash me 25 anëtarë të ekuipazhit u rrëmbye në Detin e Kuq. Forcat e Mbrojtjes izraelite pretenduan se rebelët Houthi të Jemenit kapën anijen.

Anija është në pronësi të një kompanie britanike dhe operohet nga një firmë japoneze, sipas zyrës së kryeministrit izraelit pa dhënë detaje të kompanive.

“Rrëmbimi i një anijeje mallrash nga Huthi pranë Jemenit në Detin e Kuq jugor është një incident shumë i rëndë me pasoja globale. Anija u nis nga Turqia në rrugën e saj për në Indi, me staf nga civilë të kombësive të ndryshme, pa përfshirë izraelitë. Nuk është një anije izraelite”, tha IDF në një deklaratë.

CNN ka kontaktuar me një zëdhënës Houthi për koment në lidhje me pretendimin izraelit, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Houthis janë një organizatë politike dhe ushtarake shiite  në Jemen që kanë luftuar një luftë civile në vend kundër një koalicioni të mbështetur nga Arabia Saudite. Ata kanë shprehur mbështetje për palestinezët dhe kanë organizuar protesta në Jemen, kundër sulmit të Izraelit ndaj Gazës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.