Zvërneci, Rama nuk tërhiqet: Sa të jem unë, investimi nuk ka shans të ndalojë
Kryeministri: Thërrasin në kor ‘Edi Rama të qr…’, por teoria ndalu ti se jemi ne, nuk funksionon me mua!
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e mbajtur ditën e sotme së bashku me presidentin e Këshillit të Europës, u pyet lidhur me situatën në Zvërnec dhe protestat kundër projektit të ndërtimit në zonë.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Rama u shpreh se investimi nuk do të ndalet, ndërsa theksoi se është i hapur për të dëgjuar çdo pretendim.
“Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu, por jam i hapur për këdo që ka pretendime”, u shpreh kryeministri.
Ai komentoi gjithashtu hetimin e nisur nga SPAK, duke e cilësuar si një zhvillim pozitiv në lidhje me verifikimin e origjinës së pronës, ndërsa shtoi se investitorët janë me reputacion.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Pyetja: Protesta për investimin në Zvërnec. A është e gatshme qeveria të heqë dorë nga investimi nëse protesta do vazhdojë dhe do të jetë po e njëjta?
Rama: Pavarësisht se është pak larg temës, por nuk i shmangem, kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK dhe ka pjeën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetë-ofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën enjë pasurie. Për sa kohë ky është jë problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë. Pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit është pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj pronë. Unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar, ajo e zëvendësve të vetëofruar që ndajnë gjysmë të vërteta. Pasi investitotrët që sot janë zotëruriesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm. Ka rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me institucion global. Kjo çështje duhet ndarë me dy pjesë. Investitorët janë në drejtën e tyre e tyre, bllokimi i transaksioneve është arbitrar, dhe bllokimi i kalimit të parave te pronari është çështje në të drejtën e organit hetimor. Këtë e konsideroj pozitive…Në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë dhe kanë të drejtën e asaj prone mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura , përvec palës që ka mashtruar në rast se ka mashtruar. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë jam këtu. Por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet…”, tha ai.
Në vijim të deklaratës së tij, Rama foli edhe për rëndësinë e investimeve në turizmin elitar dhe ndikimin e tyre në ekonomi, duke sjellë shembuj nga vende të tjera të rajonit.
“Shumica e popullit grek nuk shkon të flejë në costa navarino, por populli grek përfiton nga të ardhurat që sjell. 25 % që janë ekonomia e atij vendi, vijnë nga resorte luksoze. Një natë në resort gjeneron shumë më tepër vlerë ekonomike për komunitetin se sa 1 mijë net me kosto të ulet. Dhe meqë do shkojmë në mal të zi me presidentin, është nisur me të njëjtin start, prej vitesh ka pgat më të larta në rajon. Turizmi mbështet 1 në çdo 4 vende pune. Rritja e numrit të turistëve është arsyeja kryesore e rritjes së ekonomisë. Këtë sukses eka nga turizmi i luksit, ku nuk shkojmë malazezët e zakonshëm, por prej të cilëve malazezët e zakonshëm kanë paga më të larta. Kur një turist paguan 100euro në ditë, diçka fitojnë ata që mikpresin Kur një turist paguan 2 mijë euro në natë, fitojnë biznese lokale rreth e rrotull dhe në fund fiton pensionit. Mund të thonë për çfarë na duhet aeroporti kur nuk kemi avionë. Investimi nuk ndalet, por jam i hapur të flas…ju kujtohet ajo kur do flasim. Studentët folën dhe vazhdojnë efektet pozitive. Teoria ndalu t’i se jemi ne, me mua nuk ka funksionuar dhe nuk do funksionojë sa kohë jam këtu. Populli është ia që flet ditën e zgjedhjeve. Na bashkon këngët apo nevoja për të thirrur në kor Edi Rama tqr…”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



