E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtare, kryebashkiaku i Kuçovës i dënuar në Greqi
Lajme

Zyrtare, kryebashkiaku i Kuçovës i dënuar në Greqi

Ka mbërritur në Shqipëri përgjigjja nga shteti grek ku i kërkohej informacion zyrtar për një dënim të kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari i cili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Informacioni i ardhur nga shteti helen ka konfirmuar dënimin me 4 muaj burgim të tij, i cili është konvertuar në gjobë në vlerën e 1500 dhramive nga Gjykata e Janinës, në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur informacion të detajuar përfshirë edhe vendimin e Gjykatës së Janinës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili të mblidhet në një seancë publike të martën e ardhshme për të diskutuar rreth çështjes në fjalë.

Vetë Hajdari, përveçse nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengon për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm.

Por në fakt ndryshe thotë informacioni i ardhur nga Greqia ku theksohet se Hajdari ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit që përcaktonte përveç dënimit edhe dëbimin e menjëhershëm të tij nga Greqia.

Hajdari rezulton nën hetim edhe nga SPAK për akuzën e ‘Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit’, por edhe për një kallëzim nga Lefter Maliqi që kandidoi kundër tij në zgjedhje dhe që e akuzon për një sërë shkeljesh para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Kuçovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.