Zyrtare! Sali “Don Kishoti”, i vetëm në garë për drejtimin e PD-së
Berisha skualifikon nga kandidimi Meremen dhe Vladimirin
Gara për kreun e Partisë Demokratike është mbyllur praktikisht pa konkurrencë. Sali Berisha do të jetë i vetmi kandidat në këtë proces, pasi dy emrat që kishin shfaqur interes për të hyrë në garë, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, janë përjashtuar nga kandidimi.
Vendimi është marrë në prag të skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave, duke e lënë kështu Berishën pa rivalë në një proces që, në thelb, pritej të kishte më shumë përballje politike brenda partisë.
Sipas dokumetit të siguruar nga publik.al, skualifikimi i kandidatëve është bazuar në kritere procedurale dhe rregullore të brendshme, të cilat nuk janë përmbushur nga aplikantët në fjalë.
Megjithatë, ky zhvillim ka nxitur reagime dhe diskutime në radhët e demokratëve, duke e cilësuar garën si të paracaktuar.
Në këtë mënyrë, Berisha konfirmon dominimin e tij në Partinë Demokratike, duke rikandiduar i vetëm për drejtimin e forcës më të madhe opozitare në vend.
Procesi zgjedhor pritet të formalizojë rizgjedhjen e tij në krye të PD-së, në një klimë ku mungesa e alternativave shihet nga kritikët si tregues i mungesës së garës reale brenda partisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






