Zyrtarizohet marrëveshja, Messi bëhet pronar i klubit spanjoll

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Lionel Messi ka hedhur një hap të ri në karrierën e tij jashtë fushës së lojës, duke u bërë pronar i klubit spanjoll UE Cornellà, që garon në kategorinë e tretë të futbollit në Spanjë.

Në një reagim zyrtar, klubi theksoi se ky vendim forcon lidhjen e veçantë që Messi ka me rajonin e Katalonjës, një raport i ndërtuar gjatë viteve të tij të arta te Barcelona dhe që vijon të mbetet i fortë edhe sot. Sipas deklaratës, ky investim është gjithashtu një dëshmi e përkushtimit të tij ndaj zhvillimit të sportit dhe mbështetjes së talenteve të rinj vendas.

UE Cornellà, i themeluar në vitin 1951, ka krijuar një reputacion solid si një klub që investon në formimin e futbollistëve të rinj, duke nxjerrë lojtarë që më pas kanë bërë karrierë në nivele më të larta të futbollit europian.

Ky veprim shihet si një sinjal i qartë se Messi synon të mbetet pjesë aktive e botës së futbollit edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, duke kaluar nga protagonisti në fushë në një rol strategjik dhe zhvillimor jashtë saj.

Publikuar nga Publik Media