Zyrtarja e PL-së Shehu: Fatmir Meta dhe Dallëndyshe Bici duhet të ishin në burg
Kordinatorja anti-korrusion në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj, është shprehur se shumë persona, drejtues institucionesh, duhej të ishin në burg për shëmbjen e “Prestige Resort”.
Përmes një lidhjeje për News 24, Shehaj është shprehur se gjithçka erdhi si pasojë e mosveprimit të drejtësisë.
Ajo tha se shumë hotele e kulla janë pa leje në Tiranë dhe bregdet, por nuk prishen, ndërsa “Prestige Resort” që ishte me dokumenta të rregullta, është shembur, duke e cilësuar këtë si një sulm ndaj medias së lirë.
Shehaj shtoi se kur një biznesmen, ose edhe vetë kryeopozitari Sali Berisha nuk e mbrojnë dot veten, atëherë sipas saj, një qytetar i thjeshtë e ka shumë më të vështirë me drejtësinë që është në Shqipëri.
“Sepse edhe me atë që ndodhi në Prestige Resort, sot Fatmir Meta dhe Dallëndyshe Bici duhej të ishin në burg. Edhe shumë të tjerë duhet të ishin në burg. Ka hotele që ha e pi fatmir Meta dhe nuk janë pa letra, por nuk prishen dhe shkon e prish “Prestige Resort”. Edhe unë kam pasur probleme me zotin Hysebelliu, por kemi shkuar në Gjykatë dhe i kemi zgjidhur mosmarrëveshjet.
Pse nuk u dha një letër, pse nuk u prit drejtësia të veprojë. Gjithë hotelet janë pa leje dhe nuk veprohet. Sekuestrimi i dosjes do bënte që shembja të ndalonte. Një veprim i drejtësisë do të stoponte gjithçka. Sepse Dallënyshe Bici është përkrah qeverisë. Kur unë, Irfan Hysenbelliu, Sali Berisha, njerëz të tjerë nuk e mbrojnë dot veten, po një qytetar i “5 majit”?”, u shpreh Shehaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



