E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1 ton kokainë kolumbiane me vlerë 5 mln euro, kush janë 2 shqiptarët “koka” të organizatës kriminale?
Lajme

1 ton kokainë kolumbiane me vlerë 5 mln euro, kush janë 2 shqiptarët “koka” të organizatës kriminale?

Një pasuri kriminale prej 5 milionë eurosh është sekuestruar ditën e sotme nga policia shqiptare është mësuar se i përket dy shqiptarëve që merreshin me trafik kokaine nga Kolumbia.

Në pranga kanë rënë 41-vjeçari Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin dhe 35-vjeçari Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë të cilët u kapën me 1 ton kokainë.

Dy trafikantët shqiptarë të cilët përdornin identitete të ndryshme janë arrestuar më 30 prill në Spanjë, pasi dyshoheshin si drejtues të një organizate mafioze. Njëri ishte “koka” e organizatës ndërsa tjetri krahu i tij i djathtë.

me shqiptarët u vunë në pranga edhe dy spanjollët Ruben Paz Ciprian Muñoz dhe Rubenit del Castillo de la Torre, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tyre.

Operacioni i koordinuar nga DEA amerikane u finalizua në Madrid dhe në pranga së bashku me shqiptarët u vunë edhe dy spanjollët Ruben Paz Ciprian Muñoz dhe Rubenit del Castillo de la Torre, të cilët dyshohet se do të bënin transportimin e drogës dhe një shtetas kolumbian.

Shqiptarët u arrestuan në hollin e një hoteli në Spanjë.

Në kohën e arrestimit, mediat spanjolle duke iu referuar burimeve nga policia bënë me dije se shqiptarët kishin marrë pjesë në luftën e Kosovës dhe ishin të përgatitur ushtarakisht.

Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1 milionë e 550 mijë euro para të thata.

TRAFIKU I LËNDËS NARKOTIKE DHE PARAVE

Lënda narkotike futej në valixhe të mëdha ngjyrë të zezë dhe kalonte nëpërmjet shërbimeve të një kompanie që merrej me transport mallrash.

Kokaina dhe paratë futeshin në valixhe dhe kalonin nga Kolumbia në Spanjë me charter, ku gjithçka binte në duart e dy shqiptarëve.

Ka dyshime të forta se kokaina ishte blerë te Klan De Golfo, e njëjta organizatë mafioze që dërgoi 613 kg kokainë në Durrës, në fundshkurt të këtij viti.

Droga e sekuestruar u gjet e grumbulluar në një magazinë në Madrid dhe ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret nga lojtari i famshëm i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo. Grupit iu sekuestruan edhe 5 makina luksoze, tri targa falco policie si dhe disa armë.

OPERACIONI POLICOR

Hetimet për organizatën që dyshohej se trafikonte sasi të mëdha kokaine, kishin nisur që në muajin nëntor.

Zbulimet verifikuan se trafikantët ishin zhvendosur në Spanjë për të krijuar aty një pikë hyrëse për drogën në Europë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.