E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
100 vetë të bashkisë pa punë nga mbyllja e burgut Bençë
Lajme

100 vetë të bashkisë pa punë nga mbyllja e burgut Bençë

Tepelena në kolaps

Mbyllja e Burgut të Bënçës ka tronditur qytetin e Tepelenës, duke lënë rreth 100 punonjës të bashkisë pa vend pune. Lajmi u bë publik nga burime lokale dhe ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, duke nxjerrë në pah varësinë ekonomike të zonës nga ky institucion.

Sipas ekspertëve, Tepelena është një bashki që ka mbijetuar për dekada kryesisht falë këtij burgu, i cili ka funksionuar si punëdhënësi kryesor i qytetit. Mbyllja e tij ka nxjerrë në pah një problem të thellë ekonomik dhe social, duke i lënë familjet e prekura në vështirësi të jashtëzakonshme.

Siç thekson edhe ish-ministri Ylli Manjani, jeta në një qytet që varet nga një burg nuk është vetëm e varfër ekonomikisht, por edhe e vrazhdë socialisht. Ai përshkruan qytetin si të egër, të ngrysur dhe të përballuar me probleme sociale dhe shëndetësore, ku liria dhe të drejtat e qytetarëve janë të kufizuara.

Mbyllja e Burgut të Bënçës nuk është thjesht një çështje punësimi, por një tregues i varësisë strukturore të Tepelenës nga institucione penitenciare dhe i mungesës së alternativave ekonomike për komunitetin. Pyetja që ngrihet tani është se çfarë të ardhme ka qyteti pa këtë institucion dhe cili do të jetë “publiciteti” i Tepelenës në mungesë të burimeve të saj kryesore.

Postimi i plotë:

Lajmi më i trishtë që lexpva sot ishte:
” Mbyllet burgu i Bënçës. 100 çunonjës pa punë. Tepelena në kolaps… ”

Dmth, pavarësisht efektit bombastik të lajmit, fakt është se burgu është “punëdhënësi” më i madh i bashkisë.

Një bashki që rri në këmbë nga një burg është trishtim social dhe dështim ekonomik, edhe sikur burgu të mos mbyllet.

Imagjinoni një jetë, një familje, një shoqëri që çdo fjalë e ka të lidhur me një burg… Jeta në një qytet të tillë është e vrazhdë, e egër, e ngrysur, e alkoholizuar, e sëmurë, e yndyrshme, e papastër, e ftohtë… Për liri e të drejta as që bëhet fjalë…

Shkurt një jetë “publiçitare”…

Por tani që do u mbyllka dhe burgu çfarë “publiçiteti” do ketë qyteti..!?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.