E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Manjani: Veliajn e futi në burg PS, s’duan që ai të lirohet!
Lajme

Ylli Manjani: Veliajn e futi në burg PS, s’duan që ai të lirohet!

Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, e cila këtë të enjte vendosi sërish të lërë në qeli kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në Euronews Albania, Manjani u shpreh se në skenën politike nuk ekziston asnjë interes real për lirimin e Veliajt, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Partisë Socialiste, për të cilën pretendon se ka qenë vetë ajo që e ka çuar kryebashkiakun në burg.

Më tej, ai drejtoi kritika të forta edhe ndaj Gjykatës së Lartë, duke deklaruar se vendimmarrja e saj nuk bazohet më në ligj, por në një kulturë ndëshkuese.

“Po diskutojmë për presionin që e merr gjykata jonë, me apo pa dashje, me idenë që gjykata po bën namin dhe po lufton pandëshkueshmërinë. Në thelb, kjo gjykatë që po lufton pandëshkueshmërinë ka kohë që ka dalë nga shtrati ligjor.

Dhe nuk është puna vetëm te Veliaj. Unë nuk di sot një faktor publik apo politik që të jetë i interesuar që Veliaj të dalë nga burgu.

Më gjeni një, sepse unë nuk identifikoj dot asnjë, se PS e futi në burg. Nesti Angoni nga është? Pjesa e Angonit e futi në burg, pjesa tjetër e PS-së e harroi, nuk ka më interes.

Politikisht, Rama dhe PS kanë shkuar pa ligj dhe ky diskutim nuk ka motiv politik.

Madje edhe ata në bashki thonë: Çuni i mirë është, pse të lirohet? Mirë është aty. Këto thonë njerëzit dhe ky është realiteti.

Dhe gjykatësit i shohin këto gjëra: meqë nuk i interesoka njeriu, ta lëmë aty brenda. Është e trishtë, por kjo s’ka lidhje me ligjin, por me kulturën e ndëshkimit”, tha Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.