105 ditë protestë, qytetarët dhe diaspora zbarkojnë sërish në shesh
Sot zhvillohet protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi është parashikuar të nisë në orën 19:30 dhe pritet të sjellë në Tiranë qytetarë jo vetëm nga kryeqyteti, por edhe nga qytete të ndryshme të vendit.
Në protestën e sotme pritet të jetë e pranishme edhe diaspora shqiptare, në kuadër të thirrjes për vijimin e protestave dhe të qëndresës kundër qeverisë.
Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Pasi mbërritën përpara godinës së qeverisë, qytetarët vijuan tubimin duke përsëritur kërkesat dhe akuzat e tyre ndaj qeverisë Rama.
Në protestën e 105-të pritet të marrë vëmendje edhe situata e krijuar me shqiptarët e diasporës. Një ditë më parë u raportua për bllokimin në Nikshiq të Malit të Zi të një grupi qytetarësh shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar nga vende të ndryshme për t’iu bashkuar protestës në Tiranë.
Sipas denoncimeve, qytetarët u ndaluan nga autoritetet malazeze dhe nuk u lejuan të vijonin rrugëtimin drejt Shqipërisë. Ngjarja pritet të jetë një nga çështjet që do të ngrihen gjatë tubimit të sotëm.
Organizatorët dhe protestuesit kanë paralajmëruar se qëndresa do të vijojë, ndërsa protesta e 105-të kombëtare do të zhvillohet sërish përpara Kryeministrisë, duke nisur në orën 19:30.
Tubimi i sotëm pritet të shërbejë gjithashtu si një tjetër pikë bashkimi mes qytetarëve që protestojnë në Shqipëri dhe shqiptarëve të diasporës, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për lëvizjen kundër qeverisë Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



