E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
11 kandidatët për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, të mërkurën para Komisionit
Lajme

11 kandidatët për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, të mërkurën para Komisionit

Kandidatët për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë njoftuar se ditën e nesërme (e mërkurë) nga ora 10 e në vazhdim do të dalin përpara Komisionit për të zhvilluar intervistën.

11 kandidatët pritet të shpallin platformën e tyre për mënyrën sesi planifikojnë ta drejtojnë policinë dhe më pas Komisioni bazuar dhe në të dhënat e mbledhura nga institucionet e tjera do të bëjë renditjen e tyre.

Në garë janë 11 kandidatë, Rebani Jaupi, Idajet Faskaj, Neritan Nallbati, Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, Ilir Proda, Skënder Hita, Altin Mena, Pëllumb Seferi, Adriatik Tafçiu dhe Lutfi Minxhozi. 4 kandidatë të tjerë u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin kriteret.

Gara për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u hap pas doreheqjes së Muhamet Rrumbullakut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.