16 ditë i ‘ngujuar’ në zyrë kryetari i Leposaviçit
Kryetari i emëruar i Komunës së Leposaviçit në Kosovë, Lulzim Hetemi vijon “ngujimin” e tij në zyrë. Këtë të martë ai mbushi 16 ditë që është i mbyllur në godinën e komunës, që prej nisjes së trazirave në veri.
Këtë mëngjes ai është fotografuar duke parë nga dritarja e zyrës protestuesit serbë dhe pjesëtarët e KFOR-it të mbledhur para selisë komunale.
Sot Hetemi ka pritur në vizitë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili në përpjekjen e parë gjatë ditës së premte, ishte kthyer mbrapsht. “E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyrë se u bënë shumë javë. Unë teksa isha i brengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë , prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, ka deklaruar Kurti.
Hetemi gjatë ditës së dielë ka marrë edhe një telefonatë nga kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh i shqetësuar për qëndrimin e tij të zgjatur në zyrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



