Rrëfimi i gjinekologut: Duhet të rrija të për sigurinë e fëmijës
Në momentin kur ra tërmeti me madhësi 6.8 ballë në provincën Elazig të Turqisë, një grua solli në jetë fëmijën e saj.

“Unë nuk mund të lija nënën dhe foshnjën. Më duhej të qëndroja i qetë dhe të mos kisha panik për sigurinë dhe shëndetin e nënës, fëmijës dhe stafit. Për fat të mirë, edhe nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore ”, tha gjinekologu Nilai.
Nderkohe vijon të rritet bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit 6,8 ballë që goditi Lindjen e Turqisë mbrëmjen e 24 janarit.
Deri tani numërohen 38 të vdekur dhe 1607 të plagosur.
Ekipet e shpëtim-kërkimit ndërkohë vijojnë punën për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë.
Sa i përket lëkundjeve sizmike, që prej mbrëmjes së 24 janarit e deri para pak minutash janë numëruar mbi 788 pasgoditje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



