
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sadi. R, 18 vjeç, banues në Peshkopi.
“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në pjesën e bagazhit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik dhe 190 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.



