E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
19 mijë euro suitë në Paris tek eventi me 100 VIPA, si ndryshoi drastikisht festa e ditëlindjes së Elvana Gjatës
Lajme

19 mijë euro suitë në Paris tek eventi me 100 VIPA, si ndryshoi drastikisht festa e ditëlindjes së Elvana Gjatës

Këngëtarja Elvana Gjata, e shumëpërfolur në media kohët e fundit për përfshirjen në “masakrën e ish-Bllokut”, ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme.

Teksa vitet e shkuara kujtojmë te ditëlindjet e saj kanë qenë të bujshme dhe kanë kaluar në luks, këtë vit gjithçka kaloi në heshtje dhe qetësi.

Vitin e shkuar kujtojmë se ditëlindja e saj ishte një prej më të përfolurave e më të bujshmeve, në një festë private me 100 VIP-a, persona të njohur nga fusha të artit, botës së medias dhe ekraneve.

Këngëtarja u kthye nga SHBA në Tiranë për festën e shumëpërfolur.

Dy vite më parë ajo e festoi ditëlindjen në Paris në hotelin “La Shangria”, në suitën luksoze të katit më të lartë që kap vlerën e 19 mijë dollarëve.

Ajo që nuk mund të kalojë pa u përmendur është ndryshimi i jetës së këngëtares në kaq pak kohë dhe festimi në heshtje i ditëlindjes së saj dje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.