E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
2 nga Memaliaj  në kërkim për mashtrim, por sot u arrestuan nga policia.
Lajme

2 nga Memaliaj në kërkim për mashtrim, por sot u arrestuan nga policia.

Dy memaliotë dyshohet se pasi i kanë marrë hua të majme shtetasit E.K nga Gjirokastra, e kanë shantazhuar, rrëmbyer dhe madje plagosur edhe të atin.

Oficerët e sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër kanë vendosur në pranga mëngjesin e sotëm dy persona nga Memaliaj.

“Të arrestuarit janë Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç dhe Arbër Zhupa, 33 vjeç, banues në Memaliaj”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjykata kishte caktuar për ta masa e sigurisë “arrest në burg” për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit”. Në bazë të këtij vendimi Prokuroria e Gjirokastrës, ka lëshuar më 4 korrik 2017 edhe urdhrat e ekzekutimit.

“Masa e sigurisë për këta persona është caktuar pasi dyshohen se të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 15 000 000 lekë, shtetasit E. K., banues në Gjirokastër”, vijon policia.

Kanë qenë dëshmitë e E.K ato që kanë fundosur dy të arrestuarit.

E.K pretendon se më 19 maj të vitit 2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin peng. Ndërsa babai i tij H.K, u plagos nga persona të paidentifikuar më 15 shkurt të 2012 me armë zjarri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.