E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
20 të vdekur deri më tani, stuhia e tmerrshme mban të “gjunjëzuar” Italinë
Bota

20 të vdekur deri më tani, stuhia e tmerrshme mban të “gjunjëzuar” Italinë

Dy persona të tjerë kanë gjetur vdekjen, ndërsa Italia është gjunjëzuar nga moti i keq.

Mediat italiane flasin për rreth 20 të vdekur në total ndërkohë që meterologët parashikojnë që shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë do të vazhdojnë në disa pjesë të Italisë këtë fundjavë, me Lacion, Kampanian, Emilia Romanjën dhe Veneton.

Problematike me sa duket është situata edhe në Siçili, Gjenova, apo Venecia.

Dëmet materiale parashikohen në 1 miliard euro, por ende pa përfunduar stuhitë, kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm.

Në shumë zona shkollat janë mbyllur, shumë qytete janë përmbytur, ndër to edhe Venecia.

14 milionë pemë janë shkatërruar, ndërsa siç parashikohet, numri i këtyre pemëve mund të rikuperohet vetëm pas 100 vitesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.