E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 45-vjeçari që u vra në qendër të Tepelenës (FOTO)
Publik News

Kush është 45-vjeçari që u vra në qendër të Tepelenës (FOTO)

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Çajup Selimi, cili u qëllua për vdekje me pistoletë në qendër të Tepelenës.

Çajup Selimaj

Rezulton që viktima të jetë pronar i një biznesi materialesh ndërtimi dhe të ketë pasur konflikte për shkak të konkurrencës në të shkuarën.

Selimi u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Nuk dihet ende identiteti i autorit si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Megjithatë vlejnë për t’u përmendur konfliktet që ka pasur viktima në të shkuarën.

Në vitin 2018 Selimi u përlesh me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Asokohe familjarët e tij do të deklaronin se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.

Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. Megjithatë mbetet e paqartë nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë të ndodhur tri vite më parë.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Çajup Selimaj

Çajup Selimaj
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.