213 ngjarje kriminale në Shkodër gjatë muajt maj, 33 persona në pranga
Policia e Shkodrës ka bërë bilancin e punës për muajin maj 2026, duke raportuar 213 vepra penale të evidentuara në të gjithë qarkun. Sipas drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gentian Berberi, niveli i zbulueshmërisë ka arritur në 96.7%, ndërsa janë identifikuar 199 autorë të dyshuar.
Nga këta, 33 persona janë arrestuar ose ndaluar, 161 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Krahasuar me muajin prill, numri i veprave penale të evidentuara është rritur me 34 raste, ndërsa zbulueshmëria ka shënuar një ulje prej 1%.
Nëntë operacione policore gjatë muajit
Sipas Policisë, rezultatet janë arritur falë zhvillimit të 9 operacioneve policore, të fokusuara në ekzekutimin e urdhrave të Prokurorisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve ekonomiko-financiare, lojërave të fatit, prostitucionit dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar ose ndaluar 10 shtetas, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Armë, drogë dhe para të sekuestruara
Gjatë muajit maj, strukturat policore kanë sekuestruar:
- 1 armë zjarri;
- 982 fishekë;
- 1 586 gramë Cannabis Sativa;
- 12.1 gramë kokainë;
- 5 kompjuterë të përdorur për lojëra fati;
- 210 700 lekë;
- 850 euro;
- 20 dollarë;
- si dhe sende e mjete të tjera që lidhen me veprimtari kriminale.
Po ashtu, janë asgjësuar 3 394 bimë narkotike dhe 571 fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë.
Krime mjedisore dhe konflikte
Policia raportoi se gjatë muajit maj janë evidentuar 6 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë proceduar 6 shtetas.
Ndërkohë, për veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës janë referuar 17 raste, me 17 persona të përfshirë, ku njëri prej tyre është arrestuar.
Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar gjithsej 95 konflikte, prej të cilave:
- 27 konflikte në familje;
- 68 konflikte për motive të ndryshme.
Për të gjitha rastet janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe janë proceduar autorët e dyshuar.
Katër viktima në aksidente rrugore
Me shtimin e lëvizjeve në rrugë, Policia ka intensifikuar monitorimin inteligjent të akseve rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore.
Si rezultat janë evidentuar 8 raste të shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore, po aq sa në muajin prill.
Megjithatë, gjatë muajit maj janë regjistruar 4 aksidente rrugore me pasojë vdekjen e 4 personave.
Një nga problematikat kryesore mbetet drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt. Për këtë vepër penale janë evidentuar 35 raste, ose 10 më shumë se një muaj më parë.
Për këto shkelje janë arrestuar 10 shtetas. Policia njofton se ka shtuar kontrollet, monitorimet dhe praninë në terren me synim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës.
Lufta kundër kultivimit të drogës mbetet sfidë
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kultivimi i bimëve narkotike vijon të mbetet një nga sfidat kryesore.
Për këtë arsye janë intensifikuar kontrollet në terren, monitorimi me dronë dhe veprimet hetimore në të gjithë territorin e qarkut.
Gjatë muajit maj janë referuar 17 raste të kultivimit të bimëve narkotike, ose 12 raste më shumë krahasuar me muajin paraardhës.
Në kuadër të këtyre procedimeve janë asgjësuar 3 394 bimë narkotike dhe 571 fidanë narkotikë në kubikë.
Mbi 461 mijë qytetarë kaluan kufirin gjatë majit
Drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, Kryekomisar Agim Basha, prezantoi bilancin e strukturave kufitare dhe migratore në prag të sezonit turistik veror 2026.
Sipas tij, gjatë muajit maj në pikat kufitare të qarkut Shkodër janë përpunuar:
- 461 511 shtetas;
- 200 616 automjete.
Mesatarja ditore ka qenë 14 887 shtetas dhe 6 471 automjete, ndërsa fluksi më i lartë i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 21 703 shtetas dhe 8 290 automjete.
Për përballimin e këtij fluksi janë shtuar kapacitetet në pikat kufitare, duke hapur dy poste të reja pune në PKK Muriqan dhe PKK Hani i Hotit.
Gjithashtu, po përfundon instalimi i sistemeve dhe pajisjeve të reja teknologjike, të cilat synojnë përshpejtimin e procedurave të përpunimit dhe rritjen e sigurisë kufitare.
Masa të shtuara në Velipojë
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë në plazhin e Velipojës dhe në hapësirat ujore.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po monitoron respektimin e kritereve të sigurisë nga subjektet që operojnë në stacionet e plazhit, funksionimin e perimetrit të sigurisë, praninë e vrojtuesve dhe respektimin e rregullave për mjetet lundruese.
Për këtë qëllim janë angazhuar:
- 35 punonjës policie;
- 3 drejtues shërbimi;
- patrulla ujore me jet ski;
- skafë;
- gomone;
- monitorim me dronë nga ajri.
Policia paralajmëron se çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve do të trajtohet me tolerancë zero.
Rriten aplikimet për leje qëndrimi
Gjatë muajit maj janë regjistruar 461 aplikime online për leje qëndrimi përmes platformës e-Albania.
Janë procesuar 318 praktika aplikimi dhe janë miratuar 269 leje qëndrimi, pothuajse dy herë më shumë se gjatë muajit prill.
Po ashtu, 173 shtetas të huaj kanë aplikuar për leje biometrike.
Në fushën e migracionit të parregullt janë trajtuar 28 raste që përfshijnë 138 shtetas të huaj, të cilët janë pajisur me urdhra largimi vullnetar sipas procedurave ligjore.
12 vepra penale të referuara nga Policia Kufitare
Gjatë muajit maj 2026, Policia Kufitare ka referuar në Prokurori materiale për 12 vepra penale:
- 3 raste në fushën e narkotikëve;
- 2 raste në fushën e trafiqeve, ku janë sekuestruar dy automjete, një i vjedhur në Francë dhe një tjetër me ndërhyrje në numrin e shasisë;
- 4 raste të krimeve kundër mjedisit;
- 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Autorët e këtyre veprave penale po ndiqen në gjendje të lirë.
Gjithashtu, gjatë muajit maj është bllokuar një mjet lundrues, ndërsa ndaj një tjetër është vendosur gjobë prej 100 mijë lekësh për shkelje të perimetrit të sigurisë në det, bazuar në ligjin nr. 43/2020.
Policia Kufitare njofton se kontrollet dhe monitorimet do të vijojnë në kufirin e gjelbër, kufirin liqenor dhe hapësirën detare për të parandaluar kalimet e paligjshme, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën dhe veprimtaritë e tjera kriminale ndërkufitare, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Malit të Zi.
“Gjatë muajit maj janë evidentuar 213 vepra penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 96.7 % e tyre. Për këto vepra penale janë identifikuar 199 autorë, nga të cilët 33 janë arrestuar/ndaluar, 161 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 5 janë shpallur në kërkim. Krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 34 raste më shumë, ndërsa zbulueshmëria është ulur me 1%.
Këto rezultate janë arritur nëpërmjet 9 operacioneve policore të zhvilluara për ekzekutimin e urdhrave të Prokurorisë, për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe në fushat e narkotikëve, krimeve ekonomiko-financiare, lojërave të fatit, prostitucionit dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacioneve, janë arrestuar / ndaluar 10 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë. Gjatë muajit maj janë sekuestruar: 1 armë zjarri, 982 fishekë, 1586 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 12.1 gramë lëndë narkotike Kokainë, 5 kompjutera për lojëra fati, 210 700 lekë, 850 euro, 20 dollarë, si dhe sende/mjete të tjera që lidhen me veprimtari kriminale.
Gjithashtu, janë asgjësuar 3394 bimë narkotike dhe 571 fidanë narkotikë, në kubikë.
Janë evidentuar 6 rate të krimeve mjedisore, për të cilat janë proceduar 6 shtetas, referuar 17 raste per veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës, ndaj 17 shtetas, ku 1 është ndaluar/arrestuar.
Janë trajtuar në total 95 konflikte, nga të cilat 27 konflikte në familje dhe 68 konflikte për motive të ndryshme.
Për këto raste janë kryer të gjitha veprimet në zbatim të procedurave standarde dhe janë proceduar autorët e dyshuar.
Me rritjen e fluksit të lëvizjes, është intensifikuar monitorimi inteligjent i akseve rrugore për të cilin kemi pasur mbështetjen e Drejtorisë së Policisë Rrugore.
Si rezultat, Policia Rrugore e DVP Shkodër ka evidentuar 8 raste të shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore, po aq sa muajin e kaluar. Fatkeqësisht, gjatë këtij muaji kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 4 shtetas.
Problematika gjatë kësaj periudhe kanë qenë:
Siguria rrugore, për garantimin e së cilës, gjatë muajit maj, janë evidentuar 35 raste të drejtimit të mjeteve në mënyrë të parregullt ose 10 raste më shumë se muaji i kaluar.
Gjatë muajit maj 2026, për këtë vepër penale u vunë në pranga 10 shtetas. Për zgjidhjen e kësaj problematike, shërbimet e Policisë kanë shtuar monitorimin, kontrollet dhe praninë në terren, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që rrezikon sigurinë rrugore, si dhe jetën/shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Vijon të mbetet sfidë edhe lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Për këtë arsye, kontrollet me këmbë, me dronë dhe veprimet hetimore janë intensifikuar në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë muajit maj 2026, janë referuar 17 raste të kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht 12 raste më shumë se muajin e shkuar.
Gjatë rasteve të konstatuara këtë muaj, janë asgjësuar 3394 bimë narkotike dhe 571 fidanë narkotikë, në kubikë.
Ju falënderoj dhe i kaloj fjalën Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër për paraqitjen e rezultateve të punës së strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit.
-Raportimi i Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, Kryekomisar Agim Basha:
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër me nisjen e sezonit turistik veror 2026, ka ndërmarrë dhe po zbaton një sërë masash konkrete për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e flukseve në pikat e kalimit kufitar, si dhe rritjen e sigurisë në zonat turistike, bregdetare dhe ujore.
Qarku i Shkodrës përfaqëson një nga portat kryesore hyrëse të vendit dhe njëkohësisht një nga destinacionet më të frekuentuara turistike. Për këtë arsye, strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë rritur kapacitetet operacionale dhe gatishmërinë e shërbimeve në të gjitha drejtimet e veprimtarisë policore kufitare.
Gjatë muajit maj 2026, në pikat e kalimit kufitar të qarkut Shkodër janë përpunuar 461.511 shtetas dhe 200.616 automjete, me një mesatare ditore prej 14.887 shtetasish dhe 6.471 automjetesh. Fluksi maksimal i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 21.703 shtetas dhe 8.290 automjete, tregues që konfirmojnë rritjen e ndjeshme të lëvizjeve ndërkufitare gjatë sezonit turistik.
Për përballimin e këtij fluksi janë shtuar kapacitetet e shërbimit në pikat e kalimit kufitar, duke u hapur dy poste të reja pune në PKK Muriqan dhe PKK Hani i Hotit. Gjithashtu, po përfundon instalimi i sistemeve dhe pajisjeve të reja teknologjike, të cilat do të rrisin ndjeshëm shpejtësinë e përpunimit të shtetasve dhe mjeteve, duke garantuar njëkohësisht standardet më të larta të sigurisë kufitare.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë në plazhin e Velipojës dhe në hapësirat ujore. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse po monitorohet respektimi i kritereve të sigurisë nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në stacionet e plazhit, funksionimi i perimetrit të sigurisë, prania e vrojtuesve të plazhit dhe zbatimi i rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese.
Për realizimin e këtyre detyrave janë angazhuar 35 punonjës policie, 3 drejtues shërbimi, patrulla ujore me jet ski, skaf dhe gomone, si dhe po kryhet monitorim i vazhdueshëm nga toka dhe ajri nëpërmjet dronëve. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve trajtohet me zero tolerancë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Paralelisht me masat e sigurisë kufitare, Sektori i Migracionit ka vijuar punën për administrimin e migracionit të ligjshëm dhe trajtimin e rasteve të migracionit të parregullt.
Gjatë muajit maj janë regjistruar 461 aplikime online për leje qëndrimi nëpërmjet sistemit e-Albania, me rritje krahasuar me muajin paraardhës. Janë procesuar 318 praktika aplikimi, ndërsa janë miratuar 269 leje qëndrimi, duke shënuar pothuajse dyfishim të numrit të lejeve të miratuara krahasuar me muajin prill. Gjithashtu, 173 shtetas të huaj kanë aplikuar për pajisje me leje biometrike.
Në fushën e migracionit të parregullt janë trajtuar 28 raste, ku janë përfshirë 138 shtetas të huaj. Të gjithë këta shtetas janë trajtuar sipas procedurave ligjore dhe janë pajisur me urdhra largimi vullnetar.
Për përballimin e të gjitha detyrave operacionale, kufitare dhe migratore, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër ka në dispozicion 205 punonjës policie, të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në shërbim të sigurisë së kufirit, rendit publik dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Si rezultat i kontrolleve dhe veprimtarisë policore të ushtruar gjatë muajit maj 2026, janë evidentuar dhe referuar materialet në Prokurori, për 12 vepra penale, konkretisht:
-3 raste në fushën e narkotikëve;
-2 raste në fushën e trafiqeve, për të cilat janë sekuestruar 2 automjete, njëri i vjedhur në Francë dhe tjetri me ndërhyrje në numrin e shasisë;
-4 raste në fushën e krimeve kundër mjedisit;
-3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror.
Autorët e këtyre veprave penale po ndiqen në gjendje të lirë, në përputhje me procedurat ligjore.
Gjithashtu, gjatë muajit maj është bërë bllokimi i një mjeti lundrues dhe është vendosur një masë administrative, gjobë në vlerën 100.000 lekë, për një tjetër mjet lundrues, për shkelje të perimetrit të sigurisë në det, bazuar në ligjin nr. 43/2020.
Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive në kufirin e gjelbër, kufirin liqenor dhe hapësirën detare, me qëllim parandalimin e kalimeve të paligjshme, trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandës dhe çdo veprimtarie tjetër kriminale ndërkufitar, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendase dhe autoritetet homologe të Malit të Zi.
Apeloj për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të tyre, të mos lundrojnë pranë perimetrit të sigurisë dhe në ato vende ku mungojnë këto perimetra , të jenë vigjilent të lundrojnë sa më larg bregut me qëllim që të mos cenojnë apo rrezikojnë jetën e pushuesve”, raporton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



