E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Big Brother/Gara për 100 milionë brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri
Lajme

Big Brother/Gara për 100 milionë brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri

Big Brother” po rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e “Top Channel”, por këtë herë si kurrë më parë. Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. 

Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Së fundmi, diskutohet se mes personazheve të përzgjedhur mund të jenë këngëtarja Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo dhe Robert Berisha.

1

Më parë, në rrjet janë përfolur edhe emra të tjerë. “Panorama Plus” shkruan se përveç këngëtares Sheila Haxhiraj, pjesëmarrës do të ishte aktori i humorit, Romeo Veshaj, Semi Japupaj, Valbona Mema e Hygerta Sako.

Kastri Zizo

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar nga stafi i “Big Brother”, që i kanë mbajtur emrat diskretë, e sipas formulës, do t’i zbulojnë në një moment të përshtatshëm.

Robert Berisha

Në 1 tetor nis transmetimi i këtij edicioni. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 milionë lekë.

Veatrix Ramosaj

beatrix ramosaj (4)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.