E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
24 deputetët kundërshtarë të Sali Berishës mblidhen  5 orë në nje lokal në Tiranë
Lajme

24 deputetët kundërshtarë të Sali Berishës mblidhen 5 orë në nje lokal në Tiranë

Deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur në orën 18:00, të mbrëmjes së kaluar, në një nga lokalet e Tiranës, për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike, në një kohë kur nuk i janë bashkuar Sali Berishës. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, ndërsa mësohet se darka e demokratëve ka zgjatur përreth 5 orë.

Këta deputetë prej kohësh janë deputetët të cilët kanë qëndruar përballë Berishës, në nismat që ai ka ndërmarrë, siç ishte Foltorja, 2 Kuvendet dhe gara për Kreun e PD-së, ku Sali Berisha fitoi.

Shumica e deputetëve iu përgjigjen thirrjes për protestë më 7 korrik, por ata deklaruan se ishin në shesh kundër Ramës dhe për qytetarët.
Po ashtu në këtë mbledhje edhe deputetë të cilët gjatë kësaj kohe kanë pasur qëndrim asnjanës. Gazetari Osman Stafa raportoi se ftesa për t’u mbledhur deputetët sot ka ardhur nga dy deputetët, Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha.

DEPUTETËT QË JANË TË PRANISHËM
Kreshnik Çollaku
Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Helidon Bushati
Andia Ulliri
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Arbi Agalliu
Lefter Geshtenja
Flamur Hoxha
Eralda Bano
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Ferdinand Xhaferraj
Emilia Koliqi
Seladin Jakupllari
Zheni Gjergji
Dashnor Sula
Grida Duma
Orjola Pampuri
Enkelejd Alibeaj
Flutura Açka
Tomor Alizoti
Saimir Korreshi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.