E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
26 ditë pa asnjë gjurmë të Sulovarit dhe Todhorit, familjarët protestojnë para Policisë së Shtetit
Lajme

26 ditë pa asnjë gjurmë të Sulovarit dhe Todhorit, familjarët protestojnë para Policisë së Shtetit

26 ditë pas zhdukjes së dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, familjarët e tyre kanë vendosur të protestojnë përpara drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me foto të mëdha të dy të zhdukurve, ata kërkojnë “zgjimin” e policisë dhe angazhim më të madh nga ana e tyre.

Xhaxhai i Sulovarit ka folur për mediat dhe është shprehur se gjëja më minimale që duhet të bëjë policia është të gjejë trupat e dy të zhdukurve. “Duam trupat e tyre. Shteti nuk po punon ashtu siç duhet. Është 26 ditë, po shkon një muaj. Nuk kemi asnjë komunikim. 

Asnjë gjë, duam që shteti të gjejë trupat. Nuk ka lidhje konflikti i pronësisë. Po të kishte konflikte nipi im, s’do dilte lirshëm. Kemi ardhur për protestë paqësore këtu. Shteti të gjejë trupat dhe të kapë autorët”, tha Kujtim Krasniqi, xhaxhai i Sulovarit.

Sipas hetimeve të deritanishme, policia dyshon se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhet në territorin e Bashkisë së Konispolit. Mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit. Në disa pamje filmike të lëvizjes së tyre duket Fatmir Sulovari, që mban dorën në tavan në pjesën e pasme, në gjendja normale.

Në këto pamje filmike është e vështirë të dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet vetëm se targat greke të mjetit janë vjedhur në Lezhë. Për këtë ngjarje janë sekuestruar 8 automjete, si dhe është arrestuar një 28-vjeçar, që dyshohet se ka bashkëpunuar me autorët për rrëmbimin e dy të zhdukurve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.