E shtunë, 17 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon policia për dhunën ndaj të moshuarit në stacionin e autobusit
Publik News

Reagon policia për dhunën ndaj të moshuarit në stacionin e autobusit

Tiranë

Është proceduar penalisht shtetasi Resmi Nika dhe është shpallur në kërkim, Artur Skana, dy personat që rrahën të moshuarin në stacionin e urbanit. Nuk  është  kapur dot dhunuesi kryesor, ai që godeti me shuplakë të moshuarin, i cili ishte irrituar, pasi shoferi përplasi me derë nipin e tij 7 vjeç.

NJOFTIMI i POLICISE

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen dy shtetas që godasin një të moshuar, afër një stacioni autobusi, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Pas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.