E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 raste të reja të dyshuara me Covid-19 raportohen nga Elbasani
Publik News

3 raste të reja të dyshuara me Covid-19 raportohen nga Elbasani

3 raste të reja të dyshuara me Covid-19 raportohen nga Elbasani dhe bëhet fjalë për një 52 vjeçare dhe dy vajzat e saj.

52 vjeçarja është nisur mbrëmjen e djeshme drejt spitalit Infektiv në Tiranë pasi ka pasur komplikacione.

Rastet u raportuan mbrëmë dhe mësohet se gruaja  52 vjeçarja është punonjëse e një banke të nivelit të dytë.

Ndërsa 2 vajzat e saj janë  22 dhe 25 vjeç të cilat po ashtu dyshohet se janë infektuar me koronavirus, megjithëse duhet të presim që të dalin përgjigjet e testit.

Nga ana tjetër mësohet se sot ka filluar dezinfektimi i zonës, pallatit dhe ambienteve të brendshme ku jetojnë 3 rastet e dyshuara me Covid-19.

Paraprakisht dyshohet se nëna me 2 vajzat janë infektuar nga kontakti që kanë patur me një 62 vjeçare.

Kujtojmë se deri më tani në vednin tonë janë raportuar 259 të infektuar, prej tyre 16 raste të reja vetëm në 24 orë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.