30 vite burg për 2 bashkëpunëtorët që morën pjesë në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit
Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.
Të dy të arrestuarit u shpallën fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu.
Me herët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim.
Ekzekutimi i Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit ndodhi në maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin. 4 autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Golf 5”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



