30-vjeçarja humb jetën në sallën e lindjes, familja ngre kallëzim për mjekët
Një ngjarje e rëndë është shënuar për një familje nga Mallakastra, ku një 30-vjeçare ka humbur jetën në sallën e lindjes në maternitetin e Fierit
Burimet e redaksisë theksojnë se e reja ka humbur jetën gjatë lindjes.
Policia nuk ka një njoftim mbi ngjarjen dhe nuk dihen ende arsyet e vdekjes së saj, por familjarët e 30-vjeçares kanë ngritur gishtin e përgjegjësisë mbi mjekët që janë kujdesur për të.
Ata i janë drejtuar Prokurorisë me kallëzim penal dhe ajo ka nisur hetimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



