30-vjeçarja vdiq pas lindjes së djalit, familjarët: Mjekët duan lekë, po nuk iu dhe je i vdekur
Mimoza Veizaj është 30-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme në maternitetin “Koço Gliozhen”. E reja më 28 janar solli në jetë fëmijën e saj, një djalë i shëndetshëm që peshonte 5 kg. Pas lindjes ajo është larguar nga materniteti pasi gjendja e saj ishte e mirë.
Por në shtëpi, gjendja e saj ka filluar të përkeqësohet dhe është çuar në maternitet në terapi intensive ku dhe ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për mosdhënien e trajtimit të duhur. Ata thonë se lindja shkoi shumë mirë, por mjekët duan lekë për çdo gjë.
Nusja edhe në spital i kishte rënë të fikët. Fajin e ka doktori. Duhet të flasim me të e ta gjejmë nga se i ka ardhur. Nga gjilpëra e tepërt që i ka bërë ai apo nga dikush tjetër. Duan lekë këta qen se asgjë tjetër nuk ka këtu. Lindja shkoi shumë mirë. Faji është i doktorit. Fëmija ka lindur 5 kg, sipas atyre. Këtu loz leku, po dhe lekë shpëton kokën, po nuk dhe nuk shpëton i gjallë.
Ngjarja u bë e ditur pas protestës së familjarëve, pasi nga stafi i maternitetit ka pasur një telefonatë në policinë e Tiranës ku është pretenduar se një nga familarët e gruas kishte goditur xhamat e spitalit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



