E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
300 punëtorë të fasonerisë dalin në protestë, ndërprerjet e energjisë elektrike dëmtojnë makineritë
Publik News

300 punëtorë të fasonerisë dalin në protestë, ndërprerjet e energjisë elektrike dëmtojnë makineritë

300 punonjës të një fasonerie në Lezhë janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm për shkak të ndërprerjes së herëpashershme të energjisë elektrike.

Ata janë shprehur se problemet me energjinë u kanë dëmtuar makineritë me të cilat ata punojnë. Ndërkohë, pronarët janë shprehur se ndërprerja e dritave ka ulur prodhimin, përveç dëmit në makineri.

“Fabrika nuk mund të punojë pa energji elektrike, prej kohësh nuk kemi zgjidhje nga OSHEE. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike kemi pasur probleme me makineritë dhe ulje të prodhimit”, janë shprehur ata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.