31-vjeçari që u plagos në Peqin, poston ‘selfie’ në rrjetet sociale nga spitali
31 vjeçari Besmir Hakballa i cili mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Peqin poston selfie në rrjetet sociale nga spitali.
Fotot janë siguruar nga korespondentja e Panorama.
Pas plagosjes i riu vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Adriatik Mezja është autori i dyshuar i plagosjes së Besmir Hakballës mbrëmjen e sotme në Peqin.
Shkak për plagosjen sonte mësohet se është bërë një sherr i çastit në lokal mes autorit dhe të plagosurit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



