E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
35-vjeçari shpallet në kërkim, shantazhonte në Tik Tok
Lajme

35-vjeçari shpallet në kërkim, shantazhonte në Tik Tok

F. D. nga Shkodra është shpallur në kërkim pas hetimeve nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Shkak është bërë denoncimi i një 33-vjeçareje  nga Lezha, se ky shtetas ka hapur një llogari në “Tik-Tok”, nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj.

Menjehërë pas kallëzimit “blutë” e Lezhës u vunë në lëvizje duke bërë të mundur identifikimin e përsonit në fjalë. Ai është shtetasi F. D. banues në Shkoder dhe policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.

Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

Materialet procedurale në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sipas burimeve, shtetasi në fjalë ushtronte shantazhe dhe fyerje edhe ndaj vajzave të tjera.

Platforma “Tik-Tok” po shihet si shqetësim për shoqërinë shqiptare, ndaj dhe Kryemistri Edi Rama ka vendosur mbylljen e tij për një afat 1-vjeçar, por që vendimi ende nuk ka gjetur zbatim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.