E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
37 organizata ndërkombëtare thirrje qeverisë shqiptare: Tërhiq paketën “antishpifje”
Publik News

37 organizata ndërkombëtare thirrje qeverisë shqiptare: Tërhiq paketën “antishpifje”

Thirrjes kundër qeverisë të Organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për tërheqjen e paketës ligjore anti-shpifje i janë bashkuar edhe 37 organizata nga vende të ndryshme të botës, 35 prej të cilave janë pjesë e “Solidarity Platform”.

 

Në deklaratën e publikuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit theksohet se pjesë e organizatave nënshkruese janë 10 Komitete Helsinki me reputacion të lartë dhe veprimtari të spikatur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në nivel komëtar dhe ndërkombëtar dhe që e kane qendrën e veprimtarisë së tyre në Hollandë, Norvegji, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Armeni, Poloni, Greqi, etj.

“Përveç mbështetjes fuqimisht të argumentave të paraqitura më herët nga organizatat shqiptare të medias dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Rrjeti Solidarity Platform vendos theksin tek fakti që kjo paketë ligjore nuk përputhet me angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të kryesimit të OSBE-së dhe në mënyrë të veçantë me nevojën për siguri dhe stabilitet, prosperitet të shtetasve të vendeve tona.

37 organizatat vendosin theksin se, në kryesimin e OSBE-së Shqipëria duhet të jetë një model për vendet e tjera që zbatojnë angazhimet në kuadër të OSBE-së, sa i takon respektimit të medias së lire”, thuhet në deklaratë.

Mazhoranca socialiste pretendon se me paketën antishpifje do të ndihmojë në organizimin e medias online dhe do të luftojë lajmet e rreme, por shoqatat e gazetarëve dhe të shoqërisë civile në vend thonë se arsyet janë të tjera.

Gazetarë dhe aktivistë theksojnë se kjo paketë nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme, por është përpjekje për të kontrolluar edhe median online.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.